Deputeti Nallbati: Të ikë kasta e vjetër, të rinovohet lidershipi politik! Basha i ftuar në federatën e opozitës

19 Shkurt, 22:11| Përditesimi: 19 Shkurt, 22:53

  • Share

 

Një lidership të ri politik kërkon deputeti i grupit të Gazment Bardhit, Bledion Nallbati. I ftuar një “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Nallbati ftoi edhe kreun e PD Lulzim Basha që t’i bashkohet "federatës së opozitës".

"Që ne kemi bërë betejë me njëri tjetrin brenda opozitës këtë nuk e fsheh dot se e ka parë gjithë bota. Kjo ishte një nga arsyet më të rëndësishme që e solli opozitën këtu dhe qeverinë. Që nga momenti i bashkimit të PD, garantoj këdo se kemi zero betejë me opozitën. Me atë pjesë të opozitës (të Bashës). Ajo pjesë është ftuar të jetë në protestë dhe pjesë e federatës opozitare. I ftoj që të jenë pjesëe e koalicionit opozitar. Edhe unë nuk e dua kastën e vjetër, ka ardhur koha që gjithë lidershipi politik të rinovohet".


Lajmi kryesor:

Pse proteston Rithemelimi? Nallbati: Ka 1001 arsye, 'dhëmbë për dhëmbë' me Ramën! Shabani: Nuk marr pjesë, Nisma Thurje jo pjesë e frontit


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?