Deputeti i PS, Petro Koçi

Deputeti i PS publikon urdhrin e firmosur nga Gazidede në ’97-ën dhe e krahason me 21 janarin! Koçi: I njëjti krim, u urdhëruan nga Berisha

3 Mars 2023, 14:15| Përditesimi: 3 Mars 2023, 14:32

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi nëpërmjet një postimi në facebook ka krahasuar urdhrin e dhënë nga kreu i SHIK asokohe, Bashkim Gazidede në 2 mars të vitit 1997 për të hapur zjarr ndaj qytetarëve të ngritur në revolta popullore dhe atë të 21 janarit të vitit 2011.

Koçi shkruan se të dy urdhrat janë të njëjtë dhe se i bashkon dhënia e urdhrit nga ish kryeministri Sali Berisha.

“A nuk ju duket si e njëjta gjuhë, e njëjta dorë dhe i njëjti krim si ne 21 Janar 2011 ky urdhër i lëshuar në 2 Mars 1997?  Të dy urdhrat i bashkon i njëjti urdhërdhënës! Sali Berisha ose Revolucioni që qëllon mbi trup”- shkruan Koçi.

Reagimi i deputetit vjen pas publikimit të një audio-përgjimi të regjistruar në 21 janar ku komandati i gardës, Ndrea Prendi u kërkonte oficerëve të ishin gati për të hapur zjarr luftarak ndaj protestuesve të cilët do të tentonin të hynin në kryeministri.

Sot mbi audiopërgjimin e 21 janarit, reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili me anë të një shkrimi në rrjetet sociale tha se SPAK pas krijimit duhet të niste si fillim me hetimet për 21 janarin ndërsa shtoi se vrasësit e 4 personave janë ende të lirë dhe kanë role të rëndësishme në vend.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • titi: 03/03/2023 14:30

    Bashkim Gazided ka qene nje kriminel, sadist dhe funksionar shteti me i keq dhe harbut se shume sigurimsa te ENver Hoxhes. Dhe e gjitha kjo me bekimin e Zhulalit, Berishes dhe Pjeter Arbnorit qe e ngriten ne detyre. Pasardhesit e tij (nese ka), duhet tu vije turp per kete monster njerezore qe iku ne ate bote pasi vrau e terrorizoi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?