Deputeti i PS propozon amnisti për armët e zjarrit! Bardhyl Kollçaku: 200 mijë armë në duart e qytetarëve

5 Korrik 2023, 17:10| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 17:20

  • Share

Deputeti i mazhorancës Bardhyl Kollçaku ngriti shqetësimin në komisionin parlamentar të sigurisë për numrin e madh të armëve të zjarrit në duart e popullatës të cilat shpesh bëhen shkak për krime.

“Janë mbi 200 mijë armë në duart e popullsisë në Shqipëri”, tha ai.

“A keni menduar për amnisti?”, pyeti Kollçaku.

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, u përgjigj duke thënë se miratimi i amnistisë është i mundshëm, por më parë duhet që institucionet të sigurohen për rezultatin, i cili varet shumë nga ndërgjegjësimi i popullatës për dorëzimin e armëve.

“Amnistia është e pjesë e strategjisë, nuk është çështja tek miratimi i saj, janë bërë 3 amnisti, por nevojë ka ndërgjegjësimi. Duhet të sigurohemi që vërtet është rritur më parë ndërgjegjësimi, duhet të kemi një siguri për përgjigjen pozitive nga qytetarët për këtë nismë”, u shpreh Lamallari.

Deputeti i PD, Isuf Çelaj kërkoi më shumë kontroll për lejet e mbajtjes së armëve.

Diskutimet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në projektligjin për armët e zjarrit në Komisionin e Sigurisë i cili dha miratimin për draftin në parim. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?