Deputeti i PS:Ja kur largohet Llalla,
për 5 ditë emrat e kandidatëve

8 Dhjetor 2017, 08:30| Përditesimi:

  • Share
Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, ka ‘zbuluar’ kur do të largohet nga detyra kryeprokurori Adriatik Llalla. Në emisionin ‘Debati në Channel One’, deputeti socialist ka deklaruar se Llalla do të mbajë detyrën deri ditën kur do të zgjidhet kryeprokurori i përkohshëm.

Sipas tij, shteti funksionon me parimin e kontinjuitetit ndaj dhe kryeprokurori do të vijojë të ushtrojë detyrën deri sa të zgjidhet pasuesi i tij, ndonëse i ka mbaruar mandati më 7 dhjetor. Më tej, deputeti shtoi se brenda pesë ditëve do të bëhen publikë emrat e prokurorëve që do të kandidojnë për postin e kryeprokurorit.

“Dje ka nisur procedura dhe brenda 5 ditëve do të bëhen publikë emra e atyre prokurorëve që do të paraqiten si kandidatura dhe më pas ata do të paraqiten në komisionin parlamentar të ligjeve. Pas seleksionimitt dhe paraqitjes së platformave të tyre në seanca të posaçme dëgjimore kandidatët do të votohen në kuvend i cili nëpërmjet votave do të zgjedhë prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm. Por pas kësaj zgjedhjeje pyetja e madhe do jetë: Sa do qëndrojë në detyrë prokurori i i ri i përkohshëm? Sipas Shametit mendohet se periudha do jetë e shkurtër sepse shumë shpejt do zgjidhet institucioni i Këshillit të  Lartë të Prokurorisë që do të zgjedhë kryeprokurorin e ri për një mandat 7-vjeçar”, tha Shameti.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?