Saimir Korreshi

Deputeti i PD zbulon ‘të ardhmen’ e tij: O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi

19 Shtator 2023, 11:46| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 11:51

  • Share

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka tërhequr vëmendje pas sfidës që ka ndërmarrë ku vendosi ‘të heqë kostumin e politikanit’ dhe të marrë pjesë në një konkurs kërcimi në ‘Dancing With the Stars’. Korreshi ka zbuluar se si ndihet nga kjo eksperiencë e re dhe si e kanë pritur kolegët e tij një vendim të tillë.

Deputeti thotë se këtë sfidë të re e ka marrë me dëshirë dhe se provat po shkojnë mirë.

“Unë vallen popullore nuk ngurroj kurrë për ta kërcyer, identifikohem me kostumet myzeqare dhe identifikohem me vallen e Myzeqesë. Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qejf shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E kam marrë sfidën e ardhshme me dëshirë, besoj nuk do ju zhgënjej.

Provat po shkojnë mirë. Partnerja në kërcim ma nxin jetën për të gjitha se kështu është puna, por arma ime e fortë është që duroj shumë. Kolegët tashmë e dinë tipin tim prandaj nuk u bëri shumë habi. O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi, kjo është 100 % e sigurt,” tha Korreshi në emisionin ‘Breaking’.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 19/09/2023 15:00

    O kastravec ai qe ke ne dore or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • qereku2: 19/09/2023 14:56

    E para o Saje cne ti me politiken, je nje nga drejtoret qe ka rjepur e masakruar Lushnjaret ne kur ke ke qene ne ZVRPP, SE DYTI KE MARE AQ SHUME TI SA QE MJAFTON TE SHIKOSH VILEN QE KE DHE SHPINE QE KE BLERE NE ATHINE. Prandaj mos u shqeteso se nuk shet shalqin se ke siguruar 7 breza me leket qe ke mare.

    Përgjigju
  • eli: 19/09/2023 14:51

    Me mire vazhdo me shalqi.Dukesh i prere per ate pune.

    Përgjigju
  • Vodi: 19/09/2023 12:59

    inxhinieri i bostanëve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?