Fredi Beleri

Deputeti i PD: Rreshtimi krah një ‘ushtari të Verio Epirit’ vetëm për inat të Ramës, është naiv! Dëmi më i madh po i bëhet vendit

20 Gusht 2023, 18:26| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 18:40

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar lidhur me çështjen “Beleri” dhe mbëshetjen që po i jep grupi i Sali Berishës.  Ai shkruan në një postim në Facebook, se të rreshtohesh krah një “ushtari të Veiro Epirit” dhe duartrokitjet entuziaste ndaj deklaratave bullizuese të liderve të vendeve fqinj ndaj rendit kushtetues në Shqipëri, vetëm për inat të Edi Ramës është naive.

Çollaku shton se dëmi që po i bëhet Ramës është fare minor, në raport me dëmin që po i bëhet vendit.

''Rreshtimi në krah të një “ushtari të Vorio Epirit”, duartrokitjet entuziaste deklaratave bullizuese të liderëve të vendeve fqinj ndaj rendit kushtetues në Shqipëri.., vetëm për inat të Ed Ramës, është naiv. Dëmi që i bëhet Ramës është fare minor, në raport me dëmin që i bëhet vendit, interesave shqiptare dhe të djathtës e opozitës duke e futur nën sqetullën vorioepirizmit !!!'', shkruan deputeti i PD. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/08/2023 01:07

    Jo o zoteri,nuk eshte /naive/,eshte qitje me shenjester te larget.BF e dinin shume mire kush ishte Beleri,e dinin dhe si reagon Greqia zakonisht dhe jo vetem per kete rast,e dinin dhe si reagojne shqipot dhe politikanet.Beleri nuk ka thene ndonje gje ndryshe dhe nuk ka vepruar ndryshe nga me pare,/Hamza/ ishte e filogrek e filo vorio-epirot do te mbetet deri ne fund,por BF e dinte si do reagonin Rama,shqipot e gjykatat,po ashtu dhe Greqia qe pas kesaj mund te na vinte veto e pengesa e te lehte e te kuiste ne cdo mbledhje e takim sic ne fakt po ndodh dhe nese nje dite na bllokon per dicka,Berisha dhe Meta nuk do t'a tregonin me gisht Belerin e Greqine,por Ramen dhe do te thoshnin qe ai eshte fajtori,se nuk e liroi,nuk e betoi dhe ju shqiptare po vuani per shkak te tij.

    Përgjigju
    • Për shkak: 21/08/2023 10:59

      Të Berishës

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?