Deputeti i opozitës: Jam dakord me masat, por burgu është i tepërt

4 Prill 2020, 14:17| Përditesimi: 4 Prill 2020, 14:20

  • Share

Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Rama se masat do përshkallëzohen deri në heqje lirie. Sipas Përmetit, kjo masë është e tepert, sepse nuk mund të quash të papërgjegjshëm një pensionist i cili prej ditësh është duke pritur ndihma. Të tepërt e ka quajtur edhe për faktin se tashmë për shumë të burgosur është marre vendimi për tu liruar përkohësisht.

"Unë personalisht kam qenë dhe jam pro masave të marra. Kam bërë shpesh thirrje për zbatimin e tyre por burgu është i tepërt. Me ligj ne mundësuam lirimin e qindra të burgosurve me rrezikshmëri të ulët për shkak të rrezikut të infektimit nëpër burgje. Liruam edhe pse përkohëisht ata që janë dënuar me vendim te formës së prerë", shkruan Permeti.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ore Deputet i thencin ?: 04/04/2020 14:30

    Ha e kupton TI qe behet fjala per nje Infeksion ne Mase,,nese nuk meren Masa te forta ..ore koke Tul,,nese ata se duhan veten,,le te Varin veten ne litare,,por jo te marin ne qafe nje Popull..koke Tul..te Inteteson rromuja ..qe te vjedhesh edhe TI Si ato te tjeret ,,qe po behen gati per ne Rec te Shkodres ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?