Aleksandër Vuçiç

Deputeti i LVV-së publikon videon e takimit të liderit serb: Vuçiç njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që sulmoi më 24 shtator

25 Dhjetor 2023, 15:23| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 15:26

  • Share

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka publikuar së fundmi në Facebook një video nga një takim i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me disa serbë nga Kosova.

Rrustemi shkroi se pjesëmarrës ishte edhe Vladimir Radojeviç, i njohur me nofkën “Mami”, që ishte pjesë e grupit terrorist që e sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator.

“Vuçiç njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrefehesin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre. Ndër ta që u rrëfyen ishte edhe Vladimir Radojeviç i njohur me nofkën “Mami’’”, shkroi Rrustemi.

Në videon e publikuar, Rrustemi përshkruan se si “pasi flet ‘’Mami’’ (personi me flokë të gjata) flet një tjetër person, atij Vuçiç i kërkon të prezentohet”.

“Atë (Mamin) e njoh, ndërkaq këtë jo, tha Vuçiç. Kjo tregon se ai ka lidhje direkte e personale me këta individë”, shkroi Rrustemi.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?