Deputeti i Kosovës pozitiv me COVID-19, i pranishëm edhe në seancën e fundit parlamentare

12 Korrik 2020, 11:07| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 11:08

  • Share

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti në një postim në Facebook. Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se Selmanaj ka qenë i pranishëm në seancën e fundit të parlamentit, por ka thënë se i ka respektuar masat mbrojtëse.

Ai ka bërë të ditur se kjo është hera e dytë që është testuar, pasi sipas tij, i kishte  disa simptoma ditëve të fundit.

Statusi i deputetit Rasim Selmanaj

Qytetarë të nderuar!

Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur për rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen për testin e dy korrikut! Para pak çasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kalojë edhe këtë sfidë! Nga sot jam në vetëizolim!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?