Deputeti i Bashës reciton në kuvend ' O moj Shqypni'...ngatërron Vaso Pashën me Fishtën! Shkakton të qeshura në sallë

14 Maj 2020, 19:39| Përditesimi: 14 Maj 2020, 19:43

  • Share

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Ervis Meçe, ardhur në Kuvend nga listat e kryedemokratit Lulzim Basha është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave për fjalimin e tij nga foltorja...kjo për shkak të një gabimi "të pafalshëm". Ai ka recituar në Kuvend disa vargje "O moj Shqypni", por pa e ditur se këtë poezi e ka shkruar Vaso Pasha dhe jo Gjergj Fishta.

"O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush te ka qitë me krye n'hi?

Ti ke pas kenë një zojë e randë,

Burrat e dheut të thirrshin nanë", reciton Meçe, duke vijuar më pas duke thënë "për çfarë burrash e ka pasur fjalën Gjergj Fishta", duke shkaktuar të qeshura në sallë, por pavarësisht kësaj ai e ka vijuar fjalën e tij sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 15/05/2020 07:56

    O moj Shqyoni e mjera Shqypni 7 here 7 bejne 42

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?