Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth

Deputeti gjerman, deklaratë të fortë ndaj Serbisë: Gjithnjë e më shumë po i ngjan një regjimi autoritar

18 Shkurt, 10:13| Përditesimi: 18 Shkurt, 10:27

  • Share

GJERMANI- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth ka deklaruar se Serbia po ngjan gjithnjë e më shumë me një regjim autoritar.

Nëpërmjet një postimi në platformën ‘X’, Roth shpërndau një video ku dëgjohet zëri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç teksa fliste përmes altoparlantëve në sheshet e Beogradit.

“Serbia tingëllon gjithnjë e më shumë si një regjim autoritar. Presidenti Vuçiç mban një fjalim për festën kombëtare, i cili transmetohet drejtpërdrejt përmes altoparlantëve në sheshin kryesor të Beogradit. Të dashur miq në Bashkimin Evropian dhe SHBA, më thoni nëse kjo ndodh në ndonjë demokraci tjetër”, shkroi Roth.

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë ku kërkohet që të bëhet një hetim ndërkombëtar në lidhje me manipulimet e mundshme të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?