Deputeti Dritan Bici tregon problemin
e parë pas marrjes së mandatit

16 Janar 2018, 17:12| Përditesimi:

  • Share
Dritan Bici është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Ai mori mandatin e Aqif Rakipit, të cilit iu ndërpre për shkak se u prek nga ligji i dekriminalizmit. Por ende pa bërë betimin duket se kanë filluar problemet për deputetin e ri.

Përmes një statusi në Facebook, ai tregon problemin që i ka lindur në me rrjetet sociale, pasi një tjetër faqe e rreme me emrin e tij po qarkullon. Për situatën e krijuar, Dritan Bici që u zgjodh nga lista e PDIU bën edhe një sqarim për ndjekësit.

STATUSI I DRITAN BICIT
Ju falenderoj nga zemra te gjithe ju qe me uruat me rastin e marrjes se mandatit te deputetit. Ne fakt do tu pershendetja dhe do tu pergjigjesha urimeve tuaja pasi te beja betimin ne Parlament. Por u detyrova te bej kte postim sot per shkak se nje faqe e rreme qarkullon nen emrin tim e me foton time duke shkruajtur lloje lloje brockullash.Me erdhi keq se me dhjetra njerez te sinqerte kishin komentuar.

Ju njoftoj se faqia ime e vertete dhe origjinale eshte ajo me 4951 miq dhe me foto kopertine ku jam une me bashkshorten dhe dy cunat.Edhe njehere ju lutem qe kur ta pelqeni apo komentoni verifikoheni mire treguesi me i shpejte eshte nr i frensave qe ke faqia ime origjinale eshte 4951.Ju faleminderit.Dhe uroj gjithe te mirat per ju.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?