Deputeti Denis Deliu nga Ukraina: Situata është më keq nga sa raportohet në media

25 Shkurt 2023, 18:09| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 18:11

  • Share

TIRANË- Deputeti Denis Deliu, një pjesë anëtarëve të delagacionit shqiptar në Ukrainë, tregon se situate atje është shumë më keq nga sa mund të raportohet në media. Rrugë të shkatërrua, ku nuk shkel këmba e njeriut, fshatra të tëra pa energji elektrike dhe infrastrukturë të dëmtuar.

“Është ndryshe nga ajo që kemi parë në mjedis, unë e mbaj mend Kievin, një muaj para se të niste lufta, Kievi ishte shumë i bukur, por sot është një situatë tjetër. Krahasim me një vit më parë, ka shumë më pak njerëz në Kiev, pallate të tëra të djegura, infrastruktura të bombarduara, ura kryesore qe lidh aeroportin me Kievin është dëmtuar, aeroporti nuk funksionon, vetëm lëvizja me tren, ka shumë vështirësi popullsia këtu”, tha Deliu.

Në një intervistë në Report Tv me gazetaren Elda Lamja, ai tregon se në rrugëtimin e tij shikonte fusha të tëra me grurë të pa korrur, në një kohë kur bota po vuan për këtë produkt dhe është futur në një krizë të thellë.

“Shihej qartë që fushat e mbjellja nuk ishin korrur, ushtria ruse kishte goditur punët e bujqësisë, shumë traktoristë të vrarë, është për të ardhur keq se Ukraina është një popull punëtor, se ka furnizuar gjithë botën me grurë dhe misër. Ky sektor është pezulluar për shkak të luftës, ka shumë pak drita të ndezura në pallate, fshatra të braktisur”, tha ai.

Delegacioni shqiptar do të qëndroj në Ukrainë edhe nesër, por Deliu thotë, se për arsye të sigurisë, nuk mund të bëjë publike axhendën.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?