Deputeti demokrat publikon fotot: Suvaja e tavanit të shkollës në Lushnjë ka rënë, rrezikon fëmijët! Ky është arsimi si në Europë?

16 Shtator 2022, 18:03| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 18:19

  • Share

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka bërë ditën e sotme një denoncim në rrjetin e tij social. Korreshi ka publikuar foto nga një shkollë në Lushnje, ku thotë se i ka rënë suvaja dhe kjo rrezikon jetën e fëmijëve. Deputeti thotë se suavja ka rënë gjatë natës, duke shmangur një fatkeqësi, por ai shton se kjo godinë nuk i përmbush kushtet për të zhvilluar mësim.

Korreshi ngre edhe një pyetje ironike kundrejt ministres së Arsimit, duke shkruar ‘Ky është arsimi juaj si në Europë?’.

“Zoti ruajti fëmijët nga tragjedia! Pamjet e mëposhtme janë të shkollës së fshatit Golem, Bashkia Lushnjë. Tavani ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit kur fatmirësisht nuk kishte fëmijë! Fotot e tjera tregojnë që kolonat dhe trarët e betonit janë duke ceduar dhe paralajmërojnë një tragjedi më të madhe. I kane dhënë një bojë që ti maskojnë por vetëm sa kanë mbuluar një katastrofë urbane. Kush ishte inspektori që ka verifikuar sigurinë e strukturës shkollore nga Bashkia Lushnjë?

Po nga ZA Lushnjë ka denjuar njeri të verifikojë? Zonja ministre jeni lajmëruar ju për këtë katrahurë?? A e dini ju se kjo shkollë ka që në vitet 70 që nuk vihet dorë?? Ky është arsimi juaj si në Europë?? Turp e faqe e zezë. Por shyqyr që ka zot e suvatë bien natën e jo mbi kokat e fëmijëve”, shkruan Korreshi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?