Deputetët shqiptarë takim me Escobar dhe zyrtarë amerikanë

SHBA/ Escobar bën bashkë deputetët e PS dhe të opozitës, ambasada: Kënaqësi t'i shohësh! Bardhi: SHBA aleati ynë kyç, me fat që i kemi në krah

31 Janar, 17:24| Përditesimi: 31 Janar, 23:04

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në kuadër të vizitës që deputetë të Kuvendit po zhvillojnë në Uashington të SHBA-ve, ka publikuar së fundmi edhe foto nga takimi që kanë patur në Departamentin Amerikan të Shtetit me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 

Bardhi shkruan se Shqipëria duke qenë një vend anëtar i NATO-s, duhet t’u qëndrojë standarteve demokratike dhe të punojë për të qenë pjesë e BE-së. Krah tij në foto shfaqen edhe deputetët e PS-së.

“Gjatë vizitës në Uashigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”- shkruan Bardhi në facebook.

Për këtë takim ka pasur edhe një reagim nga ambasada e SHBA në Shqipëri në rrjetin social ‘X’, ku shkruhet se është kënaqësi kur deputetët shqiptarë punojnë së bashku për çështje të rëndësishme.

“Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”- shkruhet në reagim.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Finole: 01/02/2024 07:52

    Për kë është kjo foto? Apo për shit-mend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?