Deputetët portugezë me pankarta në duar

Deputetët portugezë të ekstremit të djathtë presin me protesta presidentin e Brazilit: Vendi i hajdutit është në burg

25 Prill 2023, 19:40| Përditesimi: 25 Prill 2023, 19:59

  • Share

Deputetët portugezë të ekstremit të djathtë kanë protestuar ditën e sotme kundër fjalimit të presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në parlamentin e Portugalisë. Ligjvënësit duke mbajtur flamuj ukrainas dhe pankarta me mbishkrimin “vendi i një hajduti është në burg”.

Lula po fliste në parlament në ditën kur Portugalia përkujton 49 vjet të Revolucionit të Karafilit të vitit 1974, kur oficerët e rinj të ushtrisë përmbysën një diktaturë katër dekadash të krahut të djathtë.

Grushti i shtetit pothuajse pa viktima solli atë që për portugezët ishin risi, e drejta për të votuar, kujdesi shëndetësor universal, arsimi publik, pensionet e pleqërisë dhe të drejtat e punës.

Protestuesit mbanin pankartat e tyre, ndërsa pjesa tjetër e Parlamentit duartrokiste Lulën gjatë fjalës së tij.

Kryeparlamentari, Augusto Santos Silva, dukshëm i irrituar, ndërhyri, duke thënë se dëshira e deputetit për të qëndruar në sallë duhej të shoqërohej me mirësjellje dhe edukatë. Lula ndodhet për një vizitë pesëditore në Portugali.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?