Deputetët kthehen nga pushimet, parlamenti nis në 7 shtator, sesioni i ri me rregullat e vjetra kundër COVID-it

31 Gusht 2020, 14:22| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 14:29

  • Share

TIRANE-Në datë 7 shtator në orën 17:00 do të nisë sesioni i ri parlamentar. Sesioni i ri do të nisë me rregullat e vjetra kundër përhapjes së COVID-it.

Gazetarët nuk do të lejohen në parlament dhe komisionet do bëhen online. Para seancës së datës 7 shtator, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku pritet që të diskutohet nëse deputetët do të lejohen që të jenë në sallën e komisioneve, por pa gazetarët.

Sesioni i ri parlamentar pritet që të jetë mjaft i ngjeshur me projektligje, por edhe debate të shumta mes shumicës dhe opozitës.

Urdhër nr. 43 datë 31.8.2020 Për thirrjen e sesionit të VII të Legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë datë  7.9.2020 ora 17.00

Rendi i dites

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?