Deputetët e PE letër Merkelit: Liberalizoni vizat, Kosova i bëri detyrat e shtëpisë

27 Qershor 2020, 12:39| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 12:42

  • Share

Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian i kanë drejtuar një letër kancelares Angela Merkel ku i kërkojnë që të futet në axhendën e presidencës gjermane të Këshillit Evropian çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët. Në letër theksohet se kriteret nga Kosova janë përmbushur dy vite më parë, ndërsa liberalizimi vijon që të mbetet peng.

"Ata i kanë bërë detyrat e shtëpisë, tani është radha jonë që të mbajmë premtimin tonë. Ne po humbim besueshmërinë tone kur një vend i tretë bën atë që ne i kërkojmë atyre por ata nuk marrin avantazhet që i premtojmë atyre.

Si mund t’i kërkojmë reforma të tjera vendeve të fqinjësisë tonë, kur ata nuk mund të jenë të sigurt që mund të marrin gjë nga puna e tyre?" thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e deputeteve te PE

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?