Kryetari i bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi

PD kërkon verifikimin e kryetarit të bashkisë Divjakë: Është i dënuar për trafik të qënieve njerëzore! Reagon Kokoneshi: Shantazh i Gazmend Bardhit

21 Korrik 2022, 13:14| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 17:09

  • Share

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, për shkak se sipas PD-së rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali. 15 deputetë të PD i kërkojnë organit të prokurorisë që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.

Nga të dhëna të bëra publike më parë, ekziston dyshimi i arsyeshëm thotë PD, se subjekti Fredi Kokoneshi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik.

“Kryetari i Bashkisë Divjakë ka kryer trafik të qënieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano dhe për pasojë, ai ka qenë i arrestuar nga Policia Italiane dhe i dënuar me burg” - thuhet në kërkesën e firmosur nga 15 deputetë.

Kujtojmë se pak javë kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi denoncoi një polici se ishte dhunuar fizikisht nga një 32-vjeçar i identifikuar si Dritan Sterkaj.

 

Kerkesa e PD

Formulari i dekriminalizimit

Ora 17:06
PD kërkon hetimin e tij, kryebashkiaku i Kavajës: Gazmend Bardhi po më shantazhon! Reagon deputeti demokrat

1658416050_800002dca1d97c29a37cec9ef0096ea0cfba.gif

Fredi kokoneshi reagon për akuzat nga ana e partisë demokratike. Ai thotë se këto janë akuza të përsëritura, të njëjta me të vitit 2018.

“Ka një vendim të prokurorisë 15 korrik 2019 ku figura ime është e pastër, pas kontrolleve brenda dhe jashtë shtetit. Akuzat kanë ardhur për shkak të një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Dritan Stërkaj. Resorti i tij ‘Divjaka resort’ është strehë e Gazmend Bardhit. Ashtu si i kam kallëzuar në prokurori do t'i kallëzoj sërish! Gaz Bardhi do të më shantazhojë sepse po verifikoj pronat e Divjaka Resort”

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Gazmend Bardhit. 

"Lexova një reagim të një trafikanti qëniesh njerëzore të denoncuar nga vetë PS dhe mu kujtua Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku në akuzat ndaj meje. Ishte e njëjta gjuhë dhe të njëjtat argumente. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është prioritet dhe grupi parlamentar i PD ka qenë dhe do mbetet i vendosur për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale. Trafikantët dhe të korruptuarit duhet të jenë në burg dhe jo në krye të institucioneve", shkruan Bardhi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?