Deputetët e PD-së denoncojnë: Publikohet teza e provimit të maturës shtetërore të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

11 Qershor 2022, 11:38| Përditesimi: 11 Qershor 2022, 11:49

  • Share

Deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe Lefter Gështenja kanë denoncuar publikimin e tezës së Maturës Shtetërore për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë. Ata kanë publikuar foto të tezës në rrjetet sociale në një kohë kur maturantët po i nënshtrohen provimit teza publikohet në çdo rrjet.

Nga foto duket që teza është fotografuar nga maturantët me celular brenda në klasë, duke treguar qartazi që nuk është ushtruar kontrolli i duhur në nisje të provimit. Por mbetet të prittë ndërhyrja e Ministrisë së Arsimit për të verifikuar nëse ajo është teza që po i nënshtrohen maturantët.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës. Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit”, shkruan Boçi.

"Sot nga ora 10 00 deri në 12 30 maturantët po japin provimin e letërsisë! Edhe pse është totalisht e ndaluar para 1 ore ka dalë teza e provimit! Ky është arsimi që kemi ose "arsimi që duam" sot në Shqipëri", shkruan Gështenja. 

Deputetët e PD-së denoncojnë: Publikohet teza e provimit të maturës shtetërore të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Lajmi kryesor:

Mbi 33 mijë maturantë dhanë sot provimin e të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë! Deputetët e PD-së denoncojnë: Teza u publikua


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?