Kryeministri Edi Rama

Porti në Porto Romano, Rama publikon deklaratat e përfaqësuesve të huaj të interesuar: Projekt madhor, të gjithë jemi të barabartë

2 Shkurt 2023, 11:29| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 14:07

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur Kuvendi e kërkonte në seancë për interpelancën për McGonigal, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur në Facebook me mendimet e kompanive të huaja që kanë shprehur projektin për portin e Porto Romanos. Në video, kreu i qeverisë ka sjellë deklarata nga përfaqësues të vende të ndryshme, të cilët tregojnë se janë të interesuar për projektin, e ndërsa bashkohen në një pikë ku thonë se ky Port do të ndikojë në ekonominë e vendit.

“Prezantoj kontraktori holandez të gërmimit të portit, ushte një prezantim shumë i mirë, do jetë sfiduese mendoj, por jemi gati për ta përballuar këtë sfidë, na pëlqejnë këto lloj projektesh, janë shumë interesante dhe për vendin”.

“Vij nga Franca dhe kam ardhur sepse jemi shumë të interesuar për këtë projekt të Porto Romanos, prezantim shumë i mirë, të gjithë duken shumë të angazhuar në Shqipëri për këtë projekt, është një shenjë e mirë për ne”.

“Vij nga Rumania dhe Shqipëria ka qenë në radarin tonë prej shumë kohësh , e njohim këtë projekt. Jemi të gëzuar që më në fund janë hedhur hapa drejt këtij projekti dhe po merr jetë. Mund t’i sjellim një vlerë të shtuar këtij porti”.

“Vij nga Italia, kompania jonë është e specializuar për zbatimin e punimeve inxhinerike, kemi bërë mjaft punime detare, së bashku me aktorë të tjerë kryesorë në këtë fushë. Është shumë projekt interesant, kuptoj që është një projekt shumë ambicioz, duke qenë se jemi italian jemi kaq shumë parë Shqipërisë, sigurisht dhe për ne është diçka e mirë, duket mjaft interesant që Shqipëria po përpiqet që të dalë nga disa vite të vështira dhe po bëhet një prej aktorëve kryesorë së paku në Mesdhe. Për mua është e rëndësishme, deri në nivelin që ka shumë aktorë ndërkombëtarë, duke filluar që nga projektuesit dhe mendoj se është garanci për qeverinë shqiptare që t’ia dalë me sukses projektit”.

“Duket një projekt shumë i madh, ne e dimë së cilët njerëz janë të përfshirë, dimë se çfarë do të ndodhë, nuk ka asnjë surprizë, të gjithë po luajnë në një nivel të barabartë, kështu që është e përsosur”, thanë përfaqësuesit e huaj, pas prezantimit të projektit.

390 milionë euro do të kushtojë faza e parë e projektit për portin e ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, nga të cilat 46% do t’i paguajë qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër 54% do të jepet me PPP. Projekti u prezantua nga studio holandeze "Royal Haskoning DHV", ku u sqarua se porti i ri do të jetë në funksion të një tregu të përbashkët rajonal, që integron hekurudhën Durrës - Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Gjatë prezantimit të projektit për portin e ri tregtar të Durrësit që sjell më afër Shqipërinë-Kosovën e Maqedoninë e Veriut, kryeministri Rama tha se impakti ekonomik do të jetë i jashtëzakonshëm dhe iu përgjigj akuzave të opozitës se PPP-të s’janë krim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hair: 02/02/2023 12:10

    Nqs ju po hartoni ti lini daljen ne det Serbise we me shum gjasa ashtu duhet te jet se.ke Kohe qe dridhesh si kurvat,do jet shum e rende..Po ska burra shqiperia tju a tregojme ku e keni vendin ju kurvat e politikes qe na moret me qaf per shekuj me radhe.Duhet krijuar si Brigate Rosse ne itali per tju dhen vendin te gjithe ketyre pisave majtas e dhathtas..

    Përgjigju
  • fred: 02/02/2023 11:47

    shoku ik vete ne burg mos te fusi amerika, je i mbaruar, doje te rrije ne krah te amerikaneve' ja si e hongre llokumin, shqiperia behet vetem po te nxjerresh jashte ambasaden amerikane, dhe duke i kthyer te gjitha asetet qe politikanet qe nga berisha deri tek rama i kan falur perendimit, e tjer e tjer, por te marresh leke borxh per te rregulluar rruge normal qe je vesel i tyre edhe ata te perdorin sipas qefit, ndryshe vetem lufte dhe percarje do kete ne ate vend, bye bye budallai i rradhes

    Përgjigju
    • A. N.: 02/02/2023 13:23

      Ai mund te jete budalla (edhe me raporte) por xhepat i mbushi kaq mire keto vite qe me siguri do i dalin edhe per 3 breza.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?