Deputetët e opozitës bëhen bashkë e bllokojnë foltoren, Spiropali: Keni humbur toruan! U lodhët ë, e keni në moshë atë që ju drejton

2 Shkurt 2023, 12:17| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 12:54

  • Share

 

Deputetët e Sali Berishës dhe ata të Enkelejd Alibeajt janë bërë bashkë dhe kanë bllokuar foltoren pasi kryeministri Edi Rama nuk u paraqit për të zhvilluar interpelancën për McGonigal. Spiropali iu përgjigj duke thënë se e kanë humbur toruan dhe e kanë kthyer Kuvendin në një Pazar.

“Opozita ka humbur toruan dhe shkruan skenarë. Ky është një mision i pamundur, këta humbës serialë që po gjejnë shkak për humbjet e tyre të radhës.  Një triller manipulimesh , yrysh dallaveresh, për krijimin e një realiteti paralel që edhe nëse nuk e besojnë njeri ta përdorin vetë. Është më keq nëse mendojnë se u ka rënë lotaria me atë non grata që kanë në krye. Të gjitha për një qëllim, krijimin e një realitet paralel, që edhe nëse nuk e beson njeri ta përdorin për të jetuar vetë në politikë.  Kush flet për drejtësi sot. Mëkati fillestar i politikës, për turpin tonë të përbashkët e kanë kthyer politikën në Pazar të gjësë së gjallë. Punë me ju nuk kemi më, do ketë votuesi më 14 maj. Në këtë projektligj do të përcaktohet të gjitha rregullat për mbikëqyrjen e apo edhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. U lodhët ë, e keni në moshë atë që ju drejton”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?