Aeroporti i Rinasit

Deportohen 23 shqiptarë nga Britania e Madhe! Njëri kishte hyrë ilegalisht me jaht, tjetri hyri duke u fshehur në kamion

15 Korrik 2022, 20:08| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 20:17

  • Share

23 shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe. Ata ishin të dënuar në total me 55 vite burg për krime të ndryshme përfshirë trafikun e drogës. Shqiptarët u kthyen ditën e djeshme në Shqipëri.

Mes tyre ishte njëri që kishte pranuar se kishte hyrë në Britaninë e Madhe në vitin 2021 duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Pas kësaj u zhduk dhe jetoi ilegalisht deri në qershor kur u arrestua.

Një tjetër kishte hyrë në Britaninë e Madhe në vitin 2021 me një jaht. Edhe ai jetonte ilegalisht derisa u arrestua për shkeljet e kryera gjatë drejtimit të makinës.

Mes të deportuarve ishte një burrë i dënuar me 5 vite e gjysmë burg për furnizim me drogë të klasit A. Po ashtu, një tjetër ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burg për prodhim droge të klasit B.

Sekretarja e Brendshme e Britanisw Priti Patel tha: “Këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e tmerrshme të drogës, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke i lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve të tyre."

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?