Foto ilustruese

Departamenti i Thesarit dhe tregtisë në SHBA, pre e sulmeve kibernetike

14 Dhjetor 2020, 09:16| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 09:19

  • Share

SHBA kanë lëshuar një urdhër emergjence në të cilëtn theksohet se departamenti i tregtisë dhe thesarit kanë rënë pre e sulmeve kibernetike.

Të gjitha agjencitë federale duhet të shkëputen nga një aplikacion SolarWinds i quajtur Orion, pasi ajo ishte përdorur për qëllime keqdashëse.

SHBA nuk ka publikuar se kush fshihet pas sulmit, ndërkohë që agjencia e lajmeve Reuters deklaron se pas këtyre sulmeve mund të fshihet Rusia.

Deklarata për të cilat Ministria e Jashtme Ruse i quan të pabaza dhe false.

 Në urdhrin e tyre Agjencia për sigurinë kibernetike  deklaroi se ka një potencial tejet të lartë për  të kompromentuar sistemet e sigurisë. Edhe firma teknologjike Solarwinds, i cili dizajnoi aplikacionin ORION, tha se të gjithë përdoruesit duhet të updatojnë programin për të rritur sigurinë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?