Belinda Balluku

Denoncimi: Banorët në Burrel pa ujë, 14 milionë euro për ujësjellësin u shndërruan në shatërvan

23 Shkurt, 14:58| Përditesimi: 23 Shkurt, 16:44

  • Share

Rithemelimi ka denoncuar punimet e kryera në ujësjellësin e qytetit të Burrelit. Sipas Rithemelimit tenderi i fituar nga kompania ‘LA-OR’ me 99.8% të fondit limit, pavarësisht se duhet të kishte përfunduar punimet në gusht 2023, ende nuk i ka mbyllur.

Rithemelimi thotë se ujësjellësi i Burrelit ka probleme në zbatim, nuk ka as parametrat minimalë të sigurisë dhe cilësisë dhe se është ndërtuar me tuba plastikë, ndërsa thekson se janë 14 milionë euro të shpenzuara.

‘Këto pamje nuk janë shatërvan argëtues por uji i pijshëm i ujësjellësit të qytetit të Burrelit që duhet të ishte në rubinetat e qytetarëve, jo rrugëve.  

Ky është i njëjti Ujësjellës, hapja e punimeve të të cilit u inaugurua me të madhe rreth dy vite më parë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. I njëjti ujësjellës që u kushtoi taksapaguesve 10 milionë euro plus disa milion ekstra për të mbuluar ‘gabimet’, siç ndodh me çdo punë publike që bëhet shkel e shko, sa për publicitet dhe për të vjedhur.

Tenderi u fitua nga kompania ‘LA-OR’ me 99.8% të fondit limit. Kontrata u lidh në shkurt të vitit 2021 më afat përfundimi të punimeve 30 muaj. Që do të thotë punimet duhej të kishin përfunduar në gusht të vitit 2023, që do të thotë se jemi në përfundim të afatit të kontratës.

Ujësjellësi i Burrelit ka probleme në zbatim, nuk ka as parametrat minimalë të sigurisë dhe cilësisë. Ai është ndërtuar me tuba plastikë. 14 milionë euro të shpenzuara por punë.

Mijëra banorë të Burrelit dhe rrethinave pa ujë të pijshëm, me 14 milion euro të nisura për ujësjellës e të shndërruara në shatërvan. Provat janë në qiell të hapur, SPAK nuk i duhen aftësi hetuese, por vetëm vullnet.Por SPAKU-n e njohim tashmë. Është një institucion që merret me arkeologji, jo me drejtësi. 

Matjanët kanë paguar për ujësjellës, por po marrin një shatërvan. Është spektakli i radhës i qeverisë. Shpenzimet janë, si gjithmonë, të shqiptarëve.’- njofton Rithemelimi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?