Denoncon Ilir Meta: Policia dhunoi qytetarin pasi i tha Ramës mos bëj propagandë me zonat e përmbytura (VIDEO)

22 Nëntor 2022, 19:53| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 20:03

  • Share

Ilir Meta ka publikuar videon e një qytetarit, për të cilin thotë se është dhunuar nga policia bashkiake, ditën e sotme gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Sukth të ri në Durrës.

Sipas Metës, Mithat Hazbiu nga Sukthi, është ndaluar në shkelje të ligjit vetëm sepse i kërkoi kryeministrit të mos bënet propagandë me zonat e përmbytura. Meta shton se ai ndodhet i shtruar në urgjencë, ndërsa i bën thirrje prokurorisë që të nisë hetimet.

‘Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura. Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet. Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron!’- shkruan Meta, teksa ka publikuar edhe videon e qytetarit.

‘Sot rreth orës dy te lagja jonë erdhi kryeministri i Shqipërisë. E pritëm me kryetarin e bashkisë...’, dëgjohet të thotë ai në videon e publikuar nga Meta, megjithëse nuk sqaron dhunimin nga policia bashkiake.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta Nguli: 23/11/2022 08:15

    O Më Ëbël ke plotësisht të drejt të gjith bijt e komonistëve dhe komonisti sekretari partis Salheu jan bashk dhe thon doni demokraci kjo është demokracia se e kemi bër ne komonistët demokracin. Po ky kodosh popull se kupton po ca thon Edi Ca Sala e të gjith e han ngjalēn të suma të gjith merhuma e mir ju a bëjn se kshu e dun.

    Përgjigju
  • Anonim: 22/11/2022 20:01

    ILIR ???????????????? PSE GENJEN O PLEHR E KETIJ VENDI O SKRAPARDHI CEPANI HAJDUT DHE IMORAL , PO KEMI NJERZIT TAN ATY KU TI JE MASHTRUS B.Q I LINDUR .

    Përgjigju
    • Me embel: 22/11/2022 21:41

      Me embel o shqiptar i mire me embel. Likja eshte shok i ngushte me ramen o njeri i mençur akoma se ke kuptuar?!! Çudi e madhe me ju, nuk u ngdhendet e nuk u gdhendet me shekuj e breza. Po pse o njeri i mire akoma beson cfare te japin te hash televizionet cdo dite??? Ata qe bertasin me fort jane miqte me te ngushte o tutkun.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?