'Më morën portofolin me lekë të babait tek Infektivi!' Vajzës i kthehen sendet personale pas shqetësimit të ngritur në media! QSUT: Nuk kishte mjet identifikimi

16 Shkurt 2021, 12:33| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 16:49

  • Share

Familjarët e pacientëve të shtruar në spitalet COVID, vijojnë që të denoncojnë marrjen e sendeve personale të të afërmve të tyre.

Ditën e sotme një zonjë para spitalit Infektiv, ku kurohen pacientë të prekur me COVID, ka deklaruar para gazetarëve se i kanë humbur sendet personale të babait të saj.

Ajo deklaron se babait të saj i kanë marrë portofolin dhe një unazë floriri, ku shton se infermieret i thonë se sendet personale i ka marrë e bija, por në fakt ajo konfirmon se nuk i ka marrë dhe se e bija e vetme e tij është ajo.

'E kanë çuar nga dje tek Infektivi e kanë çuar tek COVID 3, ke COVID 3 me dhanë vetëm varësen. Babi kishte portofolin me lekë dje erdha me i marrë dhe ajo nuk mi dha se më thotë se nuk ke kartën e identitetit kurse tani thotë i ka marrë goca por unë nuk i kam marrë dje. Varësen e mora vetëm dje me fotografi, dhe portofolin dhe unazën pres që ti marr që ta gjejnë këto këtu. Dje fola me një kryeinfemiere Zana ajo e kishte. Shkova tek COVID 3 dhe vetëm varësen e floririt kam marrë, ja ku e kam. E mora me procesverbal, portofolin dhe unazën nuk i kam marrë akoma, më thanë ja kam dhënë të biijës, por unë jam e bija nuk ka asnjë tjetër.'- tha zonja.

Por pas denoncimit të qytetares në polici dhe apelit të bërë në media, zonjës i janë kthyer sendet personale të babait të saj.

'I mora sendet e mia. Erdha dje për ti marrë nuk mi dhanë, ja tani i nxorrën pas denoncimit në polici dhe në media tani i morë. Më thanë në mëngjes nuk i ke këtu, por pastaj ma dhën portofolin me lekë. Tani që mi dhanë nuk më thanë asgjë. Kam qenë e para këtu në orën 10 dhe më thanë nuk i ke këtu. Edhe ushqimet nuk i ka marrë babai. Është koordinatorja që i kishte, jo mjekët. Ai është me oksigjen, është i vjetër, por pres të flas me mjekët.'- thotë qytetarja.

Ora 16:43
Tha se i kanë vjedhur portofolin me para babait, QSUT reagon pas denoncimit të vajzës: Nuk kishte kartën e identitetit me vete, i mori sendet sapo u identifikua

1603899041_SpitaliInfektivQSUTKoronavirusiDoktoreMjeke6.jpg

QSUT ka reaguar në lidhje me denoncimin e një qytetareje së babait të saj i kishin marrë sendet me vlerë si portofolin me para dhe një unazë në spitalin COVID1.

QSUT sqaron se për sendet e pacientit mbahet një proces verbal përkatës. Sipas QSUT-së më dt 16 shkurt 2021 është paraqitur një zonjë e cila prezantohet si e bija e pacientit për tërhequr sendet personale.

Kryeinfermierja i ka kërkuar kartën e identitetit të cilën nuk e kishte me vete. Zonja në fjalë rikthehet e pajisur me kartë identiteti dhe paraqitet tek Kryeinfermierja e Urgjencës Infektiv e cila i dorezon sendet personale të dëshmuara dhe në procesverbalin e firmosur nga vetë ajo.

'Me poshte nje sqarim per mediat lidhur me intervisten e dhene sot nga nje zonje qe pretendonte se i ishin vjedhur sendet e babait.

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në vijim të akuzave të hedhura nga një zonjë sot në oborrin e spitalit, mbi sendet personale të të atit, dëshiron të sqarojë publikun si vijon:

Pacienti R. V është paraqitur në Urgjencën e Shërbimit Infektiv më dt 14 Shkurt 2021 në orën 12:45 dhe regjistruar në regjistër me nr 990.

Në Urgjencë, në zbatim të Urdhrit nr. 44 pacientit i hiqen të gjitha sendet me vlerë dhe ruhen në vendin e paracaktuar në Urgjencë sipas proces verbalit dhe transferohet në pavion në kat 3.

Në dt 15 Shkurt 2021, në orën 17:23 në zbatim të urdhrit për transferim sipas listës respektive referuar nga Shefja e Sherbimit, pacienti R. V transferohet nga kati 3 i Shërbimit Infektiv-Njësia Covid 1 për në Njësinë Covid 3 -Zona B (shtrimi nr 14 në listën e transferimeve).

Në pavion dorëzohet me proces verbalin përkatës.

Sot më dt 16 shkurt 2021 paraqitet një zonjë e cila prezantohet si e bija e pacientit për tërhequr sendet personale.

Kryeinfermierja i kërkon kartën e identitetit të cilën nuk e kishte me vete. Zonja në fjalë rikthehet e pajisur me kartë identiteti dhe paraqitet tek Kryeinfermierja e Urgjencës Infektiv e cila i dorezon sendet personale të dëshmuara dhe në procesverbalin e firmosur nga vetë ajo.

Njoftojmë qytetarët se pranë Drejtorisë Qendrore të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ndodhet Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, ku ata mund të drejtohen për çdo paqartësi dhe ku do të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm.'- thekson QSUNT.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?