DENONCIMI: WizzAir lë 200 shqiptarë në aeroportin e Pragës (Video)

25 Mars, 20:44| Përditesimi: 25 Mars, 20:50

  • Share

200 shqiptarë kanë mbetur në aeroportin e Pragës ku ishin grumbulluar që prej mesditës në pritje të fluturimit për në Tiranë me kompaninë WizzAir.

Denoncimi është bërë për Shqiptarja.com nga një pasagjer i cili tregon se fluturimi Pragë-Tiranë, i parashikuar të nisej sot në orën 14:50, e ka ndryshuar tre herë orarin e nisjes. 

"Herën e parë e ndryshoi në datë 21, herën e dytë sot në 12:00 dhe herën e tretë e ndryshoi po sot në orën 16:00, duke e shtyrë për në orën 19:10. Gjithë personat që kishin prerë një biletë me këtë kompani ndodhen në aeroport që në orën 15:30. 

Avioni erdhi në orën 19:30, dhe Wizz Air mbylli gate-in dhe fluturimi u nis me vetëm 1/3 e pasagjerëve. Ndërsa rreth 200 pasagjerë tjerë shqiptarë kanë ngelur në aeroportin e Pragës, pa ditur çdo bëhet me ta", tregon ai.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 26/03/2024 13:09

    Albawings ka anuluar gjitha fluturimet, ber kerdine dhe nuk kthen leket e biletave dhe askush nuk flet ne media

    Përgjigju
  • Alex: 26/03/2024 12:15

    Perdorni Firmat Juridike dhe perfitoni 400€ per person demshperblim. Une jam i vetmi qe uroj te anullohet ose te ndryshoje orari i fluturimit. Dy here ja kam marre demshperblimin WIZZ AIR Familjarisht .( 4 Persona x 400€ - 27% Firma Juridike. Nje firme juridike eshte http://fairplane.de/ por ka dhe shume te tjera

    Përgjigju
  • Iris: 25/03/2024 23:08

    Ajo anektoda e vjeter qe tha Rama per cilesine e futbollit bazuar ne vleren e biletes,vlen dhe per te ashtuquajturat /low cost flights/ si rasti i mesiperm.

    Përgjigju
  • Kopenhagen: 25/03/2024 21:17

    Po dhe ata nga Barcelona ne fluturimin e dates 24 u nisen ne oren 2.30 te dates 25/3 ne vend te ores 21 te dates 24. Kerkoni kompensim nepermjet firmave juridike, se direkt tek Wizz, nuk do te merrni gje deri sa te dilni ne pension.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?