Prerja e pyjeve në Rrajcë

Priten pyjet në parqet e mbrojtura në Librazhd, pas denoncimit në Shqiptarja.com policia arreston 58-vjeçarin

9 Prill, 10:03| Përditesimi: 9 Prill, 14:23

  • Share

Një ‘masakër’ e cilëson një qytetar prerjen e pyjeve në zonën e Rrajcë Skënderbej në Librazhd, pjesë e parkut kombëtar Shëbënik-Jabllanicë. Denoncimin qytetari e ka bërë me foto për Shqiptarja.com dhe Report Tv.

Sipas qytetarit, prerja e paligjshme e pyjeve është bërë tek Sheshi i Dardhës.

Pas denoncimit në Shqiptarja.com për prerjen e pyjeve në parqet e mbrojtura në Librazhd, policia ka arrestuar një 58-vjeçarin Shpëtim Bogdani dhe u shpall në kërkim një 16-vjeçar, të dy banues në fshatin Rrajcë.

Në vitin 2016 qeveria miratoi “Moratoriumin e Pyjeve”, një ligj që ka për qëllim ndalimin e prerjeve të pakontrrolluara të pyjeve.

Moratoriumi ndalon shfrytëzimin e lëndës drusore të fondit pyjor publik dhe privat; tregtimin e produkteve të tij; ndalimin e eksportit të lëndës drusore të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe qymyrit të drurit.

Ora 14:14
Denoncimi në Shqiptarja.com për prerje pyjesh në parqet e mbrojtura në Librazhd, në pranga 58-vjeçari

Pas denoncimit në Shqiptarja.com për prerjen e pyjeve në parqet e mbrojtura në Librazhd, policia ka arrestuar një 58-vjeçarin Shpëtim Bogdani dhe u shpall në kërkim një 16-vjeçar, të dy banues në fshatin Rrajcë.

‘Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve mars dhe prill 2024, kanë prerë dru për zjarr, në zonat e mbrojtura të parqeve "Shebenik" dhe "Gavadec".   Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit Shpëtim Bogdani, u gjet lëndë drusore, e dyshuar e përfituar në kundërshtim me ligjin.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/04/2024 01:00

    Dhe ka prere peme relativisht te reja e shume te shendetshme gjykuar nga pamjet e cungjeve te prere.S.d.q pylli ka aftesi t'a rigjeneroje veten.Por ketu dalin disa probleme 1-te akuzuarit duket se i kane prere per ngrohje,jo per te bere raki dhe jo per mobilje dhe zona ku jetojne eshte nje nga me te ftohtat.Me cfare supozohet te ngrohen e te gatuajne,me bombola difektoze qe te shperthejne ne fytyre, sic ka ndodhur shpesh;me elektricitet qe kushton shtrenje dhe luhatet vazhdimisht,apo me qymur qe eshte inekzistent.Qeveria duhet te kete prioritet zonat e ftohta per t'u siguruar ngrohje alternative dhe ecofriendly,jo thjesht te vendose moratoriume.E filluan me Korcen,shume mire! Por Korca nuk eshte i vetmi vend i ftohte.2-Eshte patetike qe njerezit gjejne zgjidhje vetem kur ankohen tek mediat dhe jo vetem per kete rast.Per cfare paguhen rojet e pyjeve,kur nuk dalin ne terren e te bejne detyren?! 3-Dhe ne fund,dy veta nuk kane mundesi te bejne /masaker/.Sa te tjere kane vajtur e kane prere? Prej sa kohesh vazhdon kjo /masaker/ dhe sa eshte sip.e demtuar ne te vertete?

    Përgjigju
  • Pisa: 09/04/2024 16:01

    E shkaterruan kete vend maskarenjte, ato jane pyje shekullore.

    Përgjigju
  • Geri: 09/04/2024 15:16

    Maskara, nuk ke çfare tjeter t'i thuash. Abuzim me pasurite e te gjitheve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?