Denoncimi i Auron Tares: Ministri
e fillon me këmbë të mbarë!

20 Prill 2013, 10:17| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve, e shpallur si e tillë nga ICOMOS dhe UNESCO është kujtuar më 18 prill në Tiranë me një rrjet të tërë aktivitetesh që zhvillohen nga Drejtoritë Rajonale të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike në gjithë vendin.

Auron Tare  i ka dërguar redaksisë dy foto me diçiturën “Ministri e fillon me këmbë të mbarë”, ku tregohet se ministri Zhiti me drejtorin e Trashëgimisë Arbër Kadia shkelin mbi veprën e saporestauruar.

"Është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve. Mesazhi "të duam dhe të mbrojmë monumentet". Në foto shikoni Ministrin e ri, zotin Zhiti, dhe Drejtorin e komanduar të Trashëgimisë Kombëtare duke dhënë intervista për mbrojtjen e monumenteve, duke shkelur mozaikun antik te Tiranës.

ABC-ja e ruajtjes se trashëgimisë dhe në veçanti të mozaikëve antikë është mënyra sa më delikate e trajtimit te tyre. Specialistët e restaurimit në fakt punojnë me ore të tëra këmbëzbadhur për të mos dëmtuar teserat delikate të mozaikëve. Në këto foto kemi dy drejtuesit më të lartë të trashëgimisë kombëtare me këpucë sipër mozaikut duke folur për ruajtjen e këtij mozaiku. Super ironi kjo foto!.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?