Trashëgimtari i Samsung Lee Jae Yong

Dënohet me burg trashëgimtari i Samsung-ut për korrupsion

19 Janar 2021, 11:35| Përditesimi: 19 Janar 2021, 11:38

  • Share

Trashëgimtari i Samsung Lee Jae Yong është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg nga një gjykatë e lartë në Korenë e Jugut, për korrupsion.

Lee, 52 vjeç, është dënuar fillimisht për dhënie të ryshfetit një bashkëpunëtori të ish-presidentes Park Geun-hye dhe është dënuar me pesë vjet në vitin 2017.

Ne ate kohe denimi iu pezullua në apel. Ndersa Gjykata Supreme më pas e ka kthyer çështjen përsëri në Gjykatën e Lartë të Seulit, e cila e ka nxjerrë vendimin e ri të hënën.

Lee ka qenë drejtuesi de facto i Samsung Electronics që nga viti 2014.

Ky zhvillim do të ketë implikime për të ardhmen e tij në lidhej me kompaninë. Lajmet për dënimin e tij kanë bërë që aksionet e kompanisë të bien me 4 %.

Ekspertët shrehen se ky dënim mund të krijojë një boshllëk në lidership e të ndikojë negativisht në vendimmarrjen e kompanisë lidhur me investimet e mëdha të  ardhshme që do të duhet të bëhen.

Samsung, prodhuesi më i madh në botë i telefonave është i kontrolluar nga një familje, që dominon ekonominë e Koresë së Jugut.

Qarkullimi i përgjithshëm i Samsung-ut arrin në 20 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të Koresë së Jugut.

Lee mori kompaninë kur babai i tij Lee Kun-hee u shtrua në spital si pasojë e një ataku kardiak, ai ka vdekur në tetor.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?