Dënohet me 6 muaj burg Rudina Dembacaj, falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit! Konvertohet në shërbim prove

8 Dhjetor 2023, 09:37| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 10:08

  • Share

Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar më 15 maj nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, pasi ka falsifikuar firmën e ish-bashkëshortit Aleksandër Varfaj, për të nxjerrë vajzën jashtë territorit shqiptar. Dënimi i aktores Dembacaj është konvertuar me 80 orë shërbim prove.

Ka qenë ish-bashkëshorti që kishte bërë kallëzimin ndaj Dembacajt, pasi aktorja e kishte nxjerrë vajzën jashtë shtetit pa dijeninë e babait duke falsifikuar prokurën. Për të nxjerrë vajzën jashtë, aktores i duhej që edhe ish-bashkëshorti të firmoste prokurën, por ajo i ka falsifikuar firmën.

Vendimi, i siguruar nga Zëri, për dënimin e Dembacit është marrë më 15.05.2023, ndërsa sipas afateve Dembacaj i bie të ketë kryer edhe shërbimin e provës. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.

Gjykata Vendosi më 15.05.2023:
1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Rudina Dembacaj për kryerjen e veprës “falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të këtij neni dënimin e saj me 9 muaj burgim
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Rudina dembacaj me 6 muaj burg.
3. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimi i dënimit me burgim, për të kryer një punë në interes publik prej 80 orë.

Çifti u martuan në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë një vajzë. Por u ndanë 3 vite më pas, e aktualisht aktorja ka nisur një romancë të re. Ajo ka lidhur kurorë me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mirse vini ne albaniston: 09/12/2023 13:50

    f..k edhe kjo vip si luizi rrymbythjet e albanistanit

    Përgjigju
  • Avukati: 08/12/2023 12:11

    Kjo shurra qe rri me tutorin e femrave qe nxirrte rrugeve te brukselit me dhune duhet jo vetem kete denim por dhe ti hiqet e drejta te mbaj femijen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?