Klodian Nikoci

Dënohet i riu shqiptar, ngriti fermën e kanabisit në një apartament në Angli! Vlera e drogës 36 mijë paund

4 Qershor 2020, 21:08| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 21:13

  • Share

Një i ri shqiptar është dënuar me 10 muaj burg nga autoritetet në qytetin e Ipswich në Angli pasi iu zbulua në apartament një fabrikë droge.

Mediat britanik bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Klodian Nikoci, i cili kultivonte me mjete të specializuara kanabis brenda dhomës së apartamentit 2+1.

I riu shqiptar u arrestua në janar në apartamentin e tij, ndërsa në momentin e arrestimit i tha policisë se po punonte për të shlyer një borxh.

Në banesën e shqiptarit policia gjeti 43 bimë narkotike, me një rendiment prej 3.6 kilogramë dhe me vlerë 36 mijë paund.

Nikoci u dënua me 10 muaj burg, por së shpejti do të ketë të drejtën e lirimit, pasi kishte vuajtur gati gjysmën e paraburgimit që nga arrestimi i tij.

Droga e sekuestruar ne banesen e shqiptarit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 05/06/2020 00:54

    Ne Angli denohesh 10 muaj per canabis ne Shqiperi 10 vjet hajde mere vesh cfare ligjesh kemi

    Përgjigju
    • Kafsha: 05/06/2020 12:59

      Ore injorant 20 vjet te denohen te shpetojme!

  • MIRDITOR: 04/06/2020 22:24

    TASHI DO KALOJE JETEN NE BURG

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/06/2020 22:12

    Plera funderrine nuk mund te punonte me djersen e ballit...yyyt u shofte kjo fare qe na nxori bojen, yyyt!

    Përgjigju
    • Boti: 15/06/2020 12:13

      Boll se po ti shkerr***j ro*t A ske pun tjeter ti po vje shkru ktu

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?