Ioana Basescu dhe Elena Udre

Dënohen me burg ish-ministrja e Turizmit dhe vajza e ish-presidentit rumun

2 Mars 2021, 22:02| Përditesimi: 2 Mars 2021, 22:10

  • Share

Një gjykatë ne Rumani ka dënuar ditën e sotme më burg ish ministren e Turizimit, Elena Udre si dhe vajzën e ish-presidentit rumun Traian Basescu, Ioana Basescu. Ata u dënuan për pastrim parash dhe nxitje të ryshfetit gjatë fushatës presidenciale të vitit 2009, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ish-ministrja e turizmit e Rumanisë, Elena Udrea, aleate e ngushtë politike e Presidentit Bashesku - u dënua me tetë vjet burg për nxitje të korrupsionit nga Gjykata në Rumani.

Ioana Basescu, vajza e ish-presidentit, u gjet gjithashtu fajtore për mbledhjen dhe pastrimin e parave që u përdorën më pas për të paguar për fushatën zgjedhore presidenciale të babait të saj në 2009. Ajo u dënua me pesë vjet burg.

Dy politikanë të tjerë dhe një biznesmen ishin gjithashtu të përfshirë në pastrimin e paligjshëm të më shumë se 300,000 €, sipas prokurorëve. Vendimi në Bukuresht nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet. Prokurorët fillimisht kishin kërkuar një dënim me 12 vjet për Udrea dhe 15 vjet për Basescu.

Traian Bashesku, i cili shërbeu si president i Rumanisë nga 2004 në 2014, është aktualisht një eurodeputet për Partinë Popullore Evropiane. Sipas Transparencës Ndërkombëtare, Rumania është një nga vendet anëtare më të korruptuara të Bashkimit Evropian.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?