Dënimi me 2 vite burg për Belerin, avokati: Vendim i merituar për hajdutin që u riciklua nga Berisha dhe Meta

5 Mars, 18:17| Përditesimi: 5 Mars, 18:36

  • Share

 

Avokati Arbër Hoxha nëpërmjet një lidhje skype për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv e cilësoi dënimin me 2 vite të Fredi Belerin si një vendim të merituar ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës i cili u kap duke blerë vota.

Mes të tjerash, Hoxha tha se fakti që Berisha dhe Meta e kandiduan Belerin në Himarë është një fatkeqësi për kombin shqiptar.

“Patjetër që GJKKO do ta gjente fajtor me provat e paraqitura. Është fatkeqësia e këtij kombi sesi Meta e Berisha e ricikluan Belerin. Një njeri që sulmoi me armë postën në një sulm që u vranë disa ushtarë në atë kohë, u arrit të ishte kandidat për bashkinë e Himarës. Në këto kushte ai mori atë që meritonte”-tha avokati.

Sa u takon akuzave të Belerit për një proces të ndikuar nga kryeministri Edi Rama, avokati Hoxha tha se procesi ishte tepër i rregullt duke mos lejuar ndërhyrjet nga Greqia.

“Nuk ka lidhje fare me montimin. Ka pasur angazhim të institucioneve greke që janë munduar të ndërhyjnë në çëshjtet e brendshme duke e konsideruar Shqipërinë një republikë bananesh por fatmirësisht situatat kanë ndryshuar pozitivisht dhe Shqipëria nuk është ajo që ka thënë. Një hajdut u kap me presh në duar dhe patjetër që do merrte atë që meritonte. Nuk ka hajdut me mbiemër ottoman, i shpallur grek, të ishte kryetar i bashkisë së Himarës”- shtoi Hoxha.


Lajmi kryesor:

Beleri u dënua me 2 vite burg, Beqiri: Procesi në GJKKO, tepër normal! Berisha e Meta e kandiduan në Himarë për të krijuar destabilitet


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?