Deputeti i PS, Erion Braçe

Dënimi i Saimir Tahirit, Erion Braçe: Pabarazi! Në burg përjetë duhet të ishte Sali Berisha për '21 janarin'

5 Shkurt 2022, 20:22| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 20:35

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, përmes rrjeteve sociale ka ironizuar reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për dënimin me 3.4 vite burg ndaj Saimir Tahirit.

Berisha tha se vendimi për ish-ministrin e Brendshëm është qesharak dhe se në çdo vend normal s'mund të ishte kurrë nën 42 vite burg.

Por deputeti i PS, i kujton ish-kryeministrit Berisha se katër protestues janë vrarë më '21 janar' 2011 në bulevard, por asnjë nuk është burgosur.

Kujtojmë se asokohe Sali Berisha ishte kryeministër ndërsa Lulzim Basha ministër i Brendshëm.

Braçe i quan katër pushkatime, dhe për këto duhet të kishte katër burgime përjetë.

“Në çdo vend normal, çdo pushkatim, një burgim i përjetshëm. Katër pushkatime, katër burgime përjetë. Sot nuk ka asnjë në burg. Minimumi është pabarazi, pandëshkueshmëria po e po.”-shkruan Braçe.


Postimi i Erion Braçes 

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceco me bixhak: 05/02/2022 21:09

    Berisha duhet rjepur i gjalle me bixhak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?