Fredi Beleri, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash

Dënimi i Belerit, në Greqi flitet për sanksione ndaj Shqipërisë! Gazetari grek: Nëse ndodh diçka e tillë, SHBA dhe BE dyfishojnë presionin ndaj nesh

11 Mars, 15:49| Përditesimi: 11 Mars, 16:17

  • Share

Vendimi i marrë nga GJKKO për dënimin me 2 vite burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit nën akuzën e blerjes së votave, në Greqi është konsideruar si një vendim politik që mund të ndikojë seriozisht marrëdhëniet mes 2 vendeve.

Gazeta “Kathimerini” ka publikuar sot një artikull se vendimi për Belerin mund të sjellë një konflikt në Ballkan të cilit mund t’i shtohet edhe Maqedonia e Veriut nëse aty fitojnë nacionalistët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në artikull shkruhet se Greqia është përballur me presion të madh nga SHBA dhe BE që të ndryshojë qëndrimin ndaj Tiranës për këtë çështje dhe se ky presion mund të dyfishohet nëse “Qeveria greke ndjek këshillën e disa politikanëve për të vendosur sanksione dypalëshe”, duke përmendur edhe mundësinë që Athina të vendosë veton ndaj Shqipërisë për të penguar përparimin e saj në procesin e anëtarësimit drejt BE. 

Gazetari Vasilis Nedos, shkruan se nëse Greqia ndërmerr veprim të tillë mund të përballet me një presion tepër të madh nga SHBA dhe BE që e shohin Ramën si kryeministrin më pro-atlantik në Ballkan.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 11/03/2024 16:23

    Borxhin e keni paguar tek kreditorët?? Oqi. Oqi sanksioneve tuaja. Të fantaksurit e Egjeut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?