Tritan Shehu

Denimi genocidit serb në Kosovë, Tritan Shehu njofton interpelancën nesër me Ramën

15 Maj, 15:31| Përditesimi: 15 Maj, 18:36

  • Share

Prej kohësh është kërkuar nga deputeti i opozitës, Tritan Shehu një interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Deputeti demokrat në një postim në rrjetet sociale njofton se interpelanca më në fund është pranuar dhe do të mbahet nesër paradite në seancën e radhës në Kuvend.

“Interpelanca: “Njohja, denimi i genocodit serb ne Kosove, asistenca ndaj Prishtines per prezantimin nderkombetar te tij”! E kerkuar nga une me Kryeministrin Rama, do te zhvillohet neser para dite ne seancen plenare. Faleminderit”, njofton Tritan Shehu.

Shehu kërkon që mazhoranca të mbajë një qëndrim të qartë për gjenocidin serb. Ai thotë se Kryeministri duhet të shpalosë arsyet e qëndrimeve dëmtuese të maxhorancës ndaj Kosovës, shqiptarëve në tërësi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?