Komisioni i Ekonomisë voton pro Denar Bibës si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, Braçe kundër: S'ka lidhje me këtë fushë, kam rezerva për integritetin e tij

6 Dhjetor 2021, 13:35| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 16:39

  • Share

Me kritika dhe debate Komisioni i Ekonomisë ka votuar pro emërimit të Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurrencës, i cili aktualisht është anëtar i komisionit të këtij institucioni. Mes zërave kundër së Bibës ishte edhe deputeti socialist, Erion Braçe. Ky i fundit u shpreh me rezerva për integritetin e tij, teksa theksoi se Biba po ashtu nuk ka asnjë lidhje me fushën ku po ngarkohet me përgjegjësi.

“Denar Biba nuk ka qenë asnjëherë funksionar i PS, as anëtar i PS as deputet i saj as kryetar organizate. Detyra e kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve nuk është politike, është kushtetuese. Nëse gjykojmë nga ky aspekt, për mua ky zotëria nuk është njeri politik aq më tepër i PS. Zotëria ka qenë në një detyrë shtetërore dhe në këtë detyrë kam rezervat e mia, për të gjithë institucionin e Prokurimit Publik të asaj kohe që është shkarkuar i gjithi. Për mua kandidatura e zotërisë, nuk e kam votuar as kur u bë anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, njeh shumë mirë fushën e zgjedhjeve, të drejtën Kushtetuese, por në këtë lëmin për të cilin po e ngarkojmë me përgjegjësi, ashtu si në atë lëmin e Prokurimeve Publike që e ngarkuam me përgjegjësi, nuk ka njohje. Kam rezerva për integritetin e zotërisë”, tha Braçe.

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe citoi një nga qëndrimet e Bibës, kur votoi kundër gjobitjes së importuesve të miellit përpos se kishin rritur çmimin e bukës.

“Në rastin e drithit, miellit për bukë, denatyrimi është i dukshëm, të mbash një qëndrim që bie ndesh me interesin publik natyrisht është mos përmbushje e detyrës”, pohon Braçe.

Jo i përshtatshëm për të drejtuar këtë institucion, Denar Biba është konsideruar edhe nga opozita.

“Nuk gjykojmë se zotëria do të ketë besimin të një pjese të mirë që ai është personi i duhur për ta udhëhequr këtë institucion. Është i akuzuar nga një anëtar i gjykatës së Strasburgut për ndërhyrje në një çështje në GJEDNJ”, pohon Alfred Rushaj.

“Ka institucione që ne i quajmë të pavarura ndërkohë që janë thellësisht politike, dhe ky është rasti tipik i emërimit të një njeriu politik”, tha Edmond Spaho.

Pavarësisht 4 votave kundër të Braçes dhe opozitës ,Denar Biba kaloi për miratim në Kuvend, ku pritet të jepet vendimi përfundimtar nëse do të marrë apo jo drejtimin e këtij institucioni dhe të zëvendësojë kryetaren aktuale Juliana Latifi.

Denar Biba më herët ka qenë kryetar i KQZ-së si dhe ka drejtuar prokurimet publike.

 

Ora 13:47
Me votën kundër të Braçes dhe opozitës, Komisioni i Ekonomisë voton pro Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurrencës! Emri i tij pritet t'i shkojë Kuvendit

Denar Biba ka marrë miratimin e Komisionit të Ekonomisë për t’u zgjedhur në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Emri i tij pritet t'i shkojë Kuvendit, për të zëvendësuar në krye të Autoritetit të Konkurrencës Luljana Latifin. Biba mori 4 vota kundër, atë të Erion Braçes, Alfred Rushaj, Edmond Spahos dhe Arbi Agalliut.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Denar: 06/12/2021 17:36

    Mua ky Denar Biba me ngjan si bubi kacurrel. Pse e ngarkoni me kaq pergjegjesira, nuk i mban dot, i do zhytet vet ne korrupsion, e do ta paguajne qytetaret, ose do ta beje institucionin "lesh arapi".

    Përgjigju
  • Frike aspak kujdes po: 06/12/2021 14:33

    Pervec Braces qe mban mbaske (i lumte per kte pjese), kta bobet dhe bobat e tjere nuk i ze Covid? Ti Ogi Manastirlliu do vish te hudhesh noj sy her pas here? apo i ke syzet me filtra...

    Përgjigju
  • Tutu: 06/12/2021 14:25

    Ky eshte deficent… mesa duket Rama po e mbush qeverine me kesi idiotash qe ti komandoje me lehte…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?