Denar Biba, nënkryetar i KQZ aktuale që përfaqëson PS, në lidhje me propozimin e ri të PD për përbërjen e KQZ, tha se është i njëjti me atë që u arrit gjatë marrëveshjes së 5 qershorit. Të gjithë situatën e krijuar me përbërjen e KQZ-së, për Bibën në fakt mund ta përmbledhës me një fjalë "të jetë njësoj siç është" duke shtuar se tashmë është tërësisht politik dhe se ato funksione që sot i bën vetëm KQZ aktuale, e reja të jetë e konceptuar me 3 ndarje të saj. Biba tha në emisionin "Repolitix" në Report Tv se nëse deri sot anëtarët nuk duhet të ishin politk, sot duhet të jenë ish drejtues politik.
"KQZ nuk ka një efekt të drejtpërdrejtë në zgjedhje në krahasim me atë që ndodh në qendrat e votimit dhe me formulën e sotme që solli PD është e njëjtë me atë që u vendos në marrëveshjen e 5 qershorit, pra përfundimisht KQZ është politik. Nëse deri sot nuk duhet të ishe një person politik, sot duhet të jesh një ish drejtues politik, ish drejtues i lartë apo i kabineteve qeveritare", tha Biba.
Biba tha se e shikon të pamundur votën e emigrantëve në këto kushte dhe se për të do të duhet kohë. Ai tha se në Shqipëri problematika me votën e emigrantëve është krejt e ndryshme nga vendet e tjera pasi shqiptarët që jetojnë brenda dhe ata jashtë vendit janë thuajse gjysmë për gjysmë dhe vota e emigrantëve do të ndryshonte totalisht dhe përbërjen dhe konceptin e parlamentit me 140 deputetë. Megjithatë Denar Biba tha se është pozitive që të paktën kjo gjë ka nisur të debatohet, ku më parë nuk flitej fare.
"Emigrantët mund të votojnë vetëm me një sistem tjetër zgjedhor. Çdo lloj vendi i cili ka adoptuar votën e emigranteve asnjeri prej tyre nuk ka problematiken shqiptare të një numri të jashtëzakonshëm që është gati 50 me 50 me shqiptarët që janë jashtë dhe brenda. Në një përqindje kaq të lartë atëherë duhet të kuptojnë një parlament tjetër me 140 deputetë. Gjërat le të nisin si proces qoftë dhe duke nxitur debate të këtij karakteri, por unë besoj se nuk do të ndodh votimi i emigrantëve", tha Biba.
Nënkryetari i KQZ aktuale, Denar Biba tha se përmes teknologjisë biometrike do të bëhet identifikimi biometrik i zgjedhësve dhe ajo do të bëhet me shenjat e gishtit pasi është i vetmi sistem që shteti shqiptarë ka në databazet e tij. Biba beson se kjo do të jetë e mundur të realizohen në zgjedhjet e ardhshme, dhe se largon mundësinë e votimit dy herë, pasi emri i zgjedhësit do të jetë vetëm në një pajisje ku ka zonën për të votuar.
"Koncepti biometrik nënkupton që shkojë nga retina e syrit, elementet e fytyrës dhe gjurmët e gishtit. Më i liri është ai me gjurmë gishti dhe i vetmi i mundshëm në Shqipëri pasi i vetmi databaze që disponon shteti është përmes tyre nga ID dhe pasaportat. Ne nuk kemi ende të dhënat për retinë dhe elementet e fytyrës. Nëse kjo do të realizohet dhe besoj se do të ndodh, do të ketë një pajisje dhe me vendosjen e gishtit dhe do të identifikohet dhe do të jetë e pamundur të votohet dy herë. Kjo pasi emri do të jetë vetëm në një pajisje dhe nuk voton dot në një vend tjetër", tha Biba.
Te djeg vera nga emigrantet se do thyej rekord rama me 70% fitore doni sdoni ju ne kete radh do votojm ....pusht i sali kriminelit
PërgjigjuHajde konkluzion hajde: Nëse realizohet teknologjia biometrike, shqiptarët identifikohen me shenjat e gishtit. Pse me cfare shenjash do identifikoheshin pervecse me te gishtit?
Përgjigju