Ministrja Denaj në takim me donatorët

Denaj takim me donatorët e huaj: Kontributi i partnerëve shumë i rëndësishëm për bujqësinë

7 Mars, 12:49| Përditesimi: 7 Mars, 12:52

  • Share

Kontributi i donatorëve të huaj në sektorin e bujqësisë është i një rëndësie të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një  takim me  donatorët e huaj në këtë fushë si, Andrea Ferrero, kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të tjerë të Delegacionit, përfaqësues të Ambasadës gjermane, dhe partnerë të tjerë në Shtëpinë e Europës.

Në fjalën e saj  në këtë takim Ministrja Denaj u shpreh, se jemi dakordësuar për  intensifikimin dhe koordinimin për të adresuar nevojat e sektorit bujqësor të Shqipërisë dhe bashkëpunimin me partnerët europianë.

Denaj theksoi se, “kjo marrëdhënie e ngushtë do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë projekteve për avancimin e bujqësisë shqiptare në procesin e integrimit në BE dhe plotësimin e nevojave për të rritur investimet në infrastrukturë, siguri ushqimore, si dhe për të mbështetur aksesin e fermerëve të vegjël në financë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare”.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?