Denaj në qendrën e formimit profesional në Fier: Orientimi i kurseve për marrjen e një zanati sipas kërkesave të tregut të punës

26 Janar 2021, 13:20| Përditesimi: 26 Janar 2021, 17:29

  • Share

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se orientimi i kurseve profesionale po bëhet në bazë të kërkesave të tregut dhe se vetëm në Fier gjatë 2020 janë punësuar 104 persona që kanë mbaruar këto kurse dhe kanë marrë një zanat .  

Gjatë vizitës në Qendrën e Formimit Profesional në Fier, Denaj tha se të marrësh një zanat është shumë mirë sepse e ke të garantuar të ardhurën mujore, jo vetëm për pasionin e një pune,  por mbi të gjitha investimi që jep për ta marrë atë zanat.

“Unë vij, jo vetëm si ministrja e fushës suaj,  por edhe si një individ që besoj shumë në zanat. Ne vijmë nga breza të tërë që trashëgojmë dhe zanati është pasuria më e madhe që duhet të kemi, si dhe është shumë mirë sepse e ke të garantuar të ardhurën mujore, jo vetëm për pasionin e një pune, por mbi të gjitha investimi që jep për ta marrë atë zanat”, theksoi Denaj.

Zanatet më të kërkuara janë për autoservis elektrik, hidraulik, parukeri, kuzhinë, estetikë dhe kurse të tjera. Me këto specialitete synohet tregu i punës vendas, por edhe tregu i punës në rajon e më gjerë.

Në Fier, aktualisht po mësojnë dhe praktikojnë zanatin rreth 300 kursantë, që ndjekin 21 drejtime profesionale, kryesisht në profile si autoservis elektrik, hidraulik, parukeri, kuzhinë, estetikë, etj. Pjesa më e madhe e kursantëve që janë profilizuar pranë kësaj qendre, rreth 104 janë punësuar përgjatë vitit 2020.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?