Dëmtuan stadiumin 'Air Albania' pas derbit Tirana - Partizani, edhe 8 tifozë në hetim

5 Dhjetor 2023, 14:36| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 14:37

  • Share

Edhe 8 tifozë të tjerë janë në hetim pasi akuzohen se kanë qenë pjesë e grupit të tifozëve të cilët dëmtuan stadiumin pas derbit Tirana – Partizani

Ndërkohë dje u arrestuan 4 tifozë, u vunë 3 nën hetim dhe 2 u shpallën në kërkim

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me ndeshjen mes ekipeve Tirana dhe Partizani, të zhvilluar më datë 03.12.2023, në stadiumin “Air Albania”, sqarojmë se në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar shtetas të tjerë që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.      

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 21 vjeç, E. D., 19 vjeç, G. S., 19 vjeç, L. B., 20 vjeç, E. Q., 19 vjeç, G. H., 35 vjeç, D. I., 36 vjeç dhe A. Sh., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, informoi sot policia e Tiranës.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?