Foto ilustruese

Kronikë

Dëmtuan pronën shtetërore duke kryer gërmime pa leje, 4 të arrestuar në Shkodër

19 Shtator 2021, 15:43| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 15:46

  • Share

SHKODËR- 4 qytetarë janë arrestuar ditën e sotme pasi janë konstatuar në Shkodër duke kryer gërmime pa leje, duke cenuar kështu pronën shtetërore. Përkatësisht, 3 prej tyre po kryenin gërmime pa leje dhe për pasojë kanë dëmtuar një pronë shtetërore në Shirokë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 3 shtetasit janë identifikuar si Xh. B., 36 vjeç ;  F. B., 47 vjeç  të dy banues në Shkodër dhe Sh.B., 44 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe shtetasi S. B., 44 vjeç, pasi ka kryer gërmime dhe hedhje inertesh në Shirokë pranë lokalit në pronësi të tij, duke cenuar pronën shtetërore.

Materialet procedurale për 4 shtetasit e lartpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale "Shkatërrim i pronës me mjete të tjera" dhe  "Ndërtimi i paligjshëm".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?