Dëmtohet Xhamia e Kuqe në Berat, nuk preket bazamenti! Drejtori i Monumenteve të Kulturës: S’ka vend për panik, nuk rrezikon shembjen

5 Prill 2022, 19:13| Përditesimi: 5 Prill 2022, 19:33

  • Share

Moti i keq i shoqëruar me vetëtima mbrëmjen e 2 Prillit ka goditur  vetëm elementetët dekorativë të tullave në krye të minares së xhamisë së kuqe në Kalanë e Beratit, por ky monument i kulturës nuk ka rrezik shembje. Drejtori i Monumenteve të Kulturës në Berat Eugen Kallfani thotë se nuk ka vend për panik.

“Si pasojë e një shkarkese të madhe vetëtime e cila ka dëmtuar një pjesë të tullave dekorative të kreut të minares, por edhe një pjesë të muraturës së anës jugore të këtij monumenti, nuk është në rrezik shembje, nuk përbën rrezik as për banorët, as për kalimtarët, as për turistët duhet ta ritheksoj. Ka pasur interes nga instancat”, thotë Kallfani.

Kallfani shprehet se që prej të shtunës ka nisur vlerësimi i dëmeve, është bërë pastrimi dhe ndërhyrjet paraprake për lirimin e rrugës.

“Në terren, më datë 02 /04/ 2022 specialistë të drejtorisë, inxhinierë ndërtimi, arkitekt si dhe drejtuesi i Institucionit të cilët kryen verifikimet e dëmit. U ngrit menjëherë skela, u fotografua nga afër, u verifikuan çarjet dhe u morën masa për të hequr me shumë kujdes gurë të cilët ishin shkëputur e rrezikonin të binin duke rrezikuar jetë njerëzish”, u shpreh ai.

Xhamia e Kuqe që i përket gjysmës së parë të shekullit XV, konsiderohet një nga më të vjetrat në Rajon. Sipas Drejtorisë së monumenteve të kulturës në Berat bazamenti i këtij monumenti nuk ka pësuar dëmtime dhe është në gjendje të mirë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?