Elbasan/ Dëmtohet ura e Xibrakës që lidh 10 fshatra, banorët kërkojnë rikonstruksion: Kanë devijuar rrugën, ka rrezik për aksidente

16 Dhjetor 2023, 16:29| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 17:07

  • Share

E ndërtuar që prej vitit 1929, ura e Xibrakës që lidhur 10 fshatra me njeri tjetrin, por edhe me Librazhdin e Elbasanin, ka dalë jashtë funksionit.

“Ka kohë që është degraduar nga uji, është shkatërruar. Shteti nuk vë dorë hiç. Kemi çuar fotot në bashki, por s’janë ndjerë."

Shirat e fundit dëmtuan njërën këmbë të saj, ndaj Bashkia e Elbasanit gjeti një zgjidhje të përkohshme duke e bllokuar dhe hapur një rrugë provizore anës aksit nacional Elbasan-Librazhd. Banorët thonë se rruga dytësore është tepër e rrezikshme.

“Atje është burim aksidenti pasi është vijë e pandërprerë. Edhe nuk kthen dot. Unë punoj me autobus me kalamajtë e shkollës, e kam problem të kthehem atje”.

Ata i frikësohen fatit të fëmijëve, pasi përbri rrugës gjendet shkolla e fshatit dhe shpesh këta të fundit përshkojnë këtë urë për të pirë ujë në çezmen që gjendet aty.

“Se kalojnë njerëzit, se kalojnë fëmijët këtu se pijnë ujë në çezëm, na ruaj o zot. Fëmijët kalojnë ku të munden si të munden, rëndësi ka që këtu duhet të vihet dorë”.

Emergjencat civile në Bashkinë e Elbasanit, thanë për report tv se është hartuar projekti që pritet të kalojë në këshillin bashkiak dhe së shpejti të fillojnë punimet.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?