Dëmtohet ura e Tërpanit, izolohen 10 fshatra në Poliçan (VIDEO)

5 Janar 2021, 20:09| Përditesimi: 5 Janar 2021, 20:22

  • Share

Dhjetë fshatra të njësisë administrative Tërpan në bashkinë e Poliçanit kanë mbetur të izoluar gjatë dimrit. Ura mbi lumin "Uji i Zi" që lidh rrugën e fshatit me qytetet Poliçan dhe Berat është krejtësisht e shkatërruar.

“Edhe ura është prishur”, shprehet një banor i fshatit.

“Është rruga gati 15 km dhe gjendja është shumë e keq. Kemi dhe një urë që është shkatërruar fare, është prishur fare e pakalueshme. Kur ka reshje ,presim aty deri sa të bjerë lumi dhe më pas kalojmë”, shprehet një shofer.

Ura me dërrasa e ndërtuar 5 vite më parë është e kalbur dhe me çarje të shumta. Po kështu rruga rreth 20 km është e amortizuar, ndërsa në mot me shi pothuajse e pakalueshme.

Banorët e këtyre zonave shprehen se gjatë verës kalojnë lumin me këmbë, ndërsa në dimër për shkak të prurjeve të shumta të lumit mbeten të izoluar dhe kanë të pamundur transportimin e personave të sëmurë drejt qendrave shëndetësore.

E kontaktuar nga Report Tv, Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Poliçan shprehet se ka një projekt për sistemimin e rrugës që lidh fshatrat e Tërpanit me qendrën e qytetit, por ende nuk ka siguruar fondet.

1609873905_ura.jpg

Ura e demtuar

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?