Neymar duke u larguar nga stervitja e Brazilit

Dëmtohet Neymar, alarm në Brazil

19 Qershor 2018, 18:37| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 18:40

  • Share

Ylli brazilian Neymar nga i cili pritet shumë në këtë botëror është dëmtuar duke braktisur stërvitjen. Ai është larguar duke çaluar nga stërvitja duke alarmuar brazilianët në prag të ndeshjes së dytë.

Neymar ka ndier dhimbje në kaviljen e djathtë, në këmbën që e mbajti jashtë për 3 muaj në këtë sezon. Ai është shoqëruar nga fizioterapistët e skuadrës, vetëm pas 15 minutash nga stërvitja e së martës.

Pas largimit të Neymar nga stërvitja, ka reaguar Federata Braziliane që sqaron se ndjeu dhimbje, por nesër do të stërvitet normalisht. Brazili ndeshjen e parë barazoi me Zvicrën 1-1.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?