Kombëtarja Shqiptare e Futbollit

Dëmtohet mesfushori i Kombëtares, shtohen “hallet” për trajnerin Christian Panucci

20 Gusht 2018, 13:02| Përditesimi: 20 Gusht 2018, 13:04

  • Share

Duket se shtatori, në prag të ndeshjes me Izraelin, do ta gjejë me plot probleme Kombëtaren shqiptare të futbollit. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i Armando Sadikut, dje është dëmtuar edhe Odise Roshi, që luan në kampionatin rus.

Kështu, dy dëmtime të lojtarëve me peshë në ofensivën e kuqezinjve dhe tani barra mbetet te Cikalleshi. Odise Roshi ka pësuar një dëmtim të rëndë, në ndeshjen që Akhmat Gorzny luajti kundër Rubin Kazan.

Dyshohet se Odise Roshi ka dëmtim në ligamentete. Gjatë kësaj së hënës mesfushori u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore për të mësuar më shumë rreth dëmtimit të tij.

Nëse vizitat mjekësore do të nxjerrin pikërisht dëmtimin e ligamentit, atëherë mesfushori do të jetë i detyruar të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Por nuk mbarojnë këtu hallet për trajnerin e Shqipërisë, Christian Panucci, pasi Arlind Ajeti i bashkohet Mërgim Mavrajt pa ekip. Dy qendrat e mbrojtjes janë pa skuadër. Mediet italiane bëjnë me dije se 24-vjeçari ka prishur kontratën me skuadrën e Torinos dhe tashmë është një lojtar i lirë në treg.

Kontrata e futbollistit skadonte me 19 qershor 2019, por shqiptari ka vendosur të mos qëndrojë te skuadra e “demave”. Mbrojtësi mbetet në merkato dhe i duhet të luftojë me kohën, pasi transferimet po mbyllen

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?