Klaus Gjasula

Dëmtohet Gjasula, humbet dy ndeshjet e Kombëtares

3 Qershor 2023, 14:28| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 14:30

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë dy takime për kualifikueset e Europianit 2024. Më 17 qershor në "Air Albania", kuqezinjtë presin Moldavinë, ndërsa më 20 udhëtojnë për përballjen me Ishujt Faroe.

Mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren, teksa ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares.

Pas daljes së rezultateve dhe konsultave, stafi mjekësor ka dalë në përfundimin se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë dhe lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?